Sulmuesi italian, Mario Balotelli, foli për Milanin dhe Interin, dy skuadra ku ka luajtur në të kaluarën.
Sipas tij, kuqezinjtë do e fitojnë derbin e radhës, ndërsa shtoi se është e vështirë që Interi ta humbasë kampionatin.
Sipas meje Milani do të fitojë derbin. Unë kam fituar një titull në Premier Ligë në sekondën e fundit, ndaj duhet të luash deri në fund pasi çdo gjë është e mundur. Por mendoj se do të jetë e vështirë që Interi ta humbasë këtë kampionat.
Balotelli, foli edhe për polemikat e fundit në Itali, ku Acerbi u shpall i pafajshëm, për akuzat e racizmit ndaj Juan Jesus.
Ka 20 mijë telekamera, 20 mijë mikrofona dhe nuk ia dolën të gjejnë një provë të fyerjes së Acerbit? Sipas meje mund të jetë një diskutim mbrojtjeje ndaj tij.



