
Paraqitjet dinjitoze të Endrick vijojnë të shoqërohen me një insistim të drejtuesve të Romës referuar periudhës së transferimeve.
Braziliani shënoi një prej golave në sfidën e ‘’ Verdhekuqve ‘’ kundër Real Madridit, e vlefshme kjo për Champions Leaguen.
20 vjeçari e ka bindur Gian Piero Gasperinin i cili e kërkon medoemos gjatë merkatos së janarit.
Megjithatë ka rezultuar i menjëhershëm edhe reagimi i trainerit Jose Mourinho i cili e konsideron pjesë të së ardhmes ishi-n e Palmeirasit.
‘’ The Special One ‘’ e ka thënë fjalën e tij i cili gëzon mbështetjen e padiskutueshme të çdo komponenti të ‘’ Galaktikëve ‘’, kryesisht presidentit Florentino Perez.
Kontrata e golashënuesit përfundon në qërshorin e 2030-tës por referuar ecurisë premtuese parashikohet se qëndrimi në kryeqytetin spanjoll do të jetë për më gjatë.
Amerikano-jugori e ka reflektuar qartazi rëndësinë në momentet kur futet në lojë i cili në sezonin aktual numëron 1 gol dhe 1 asist në 2 sfida.



