Shqipëria luan mirë në pjesën e parë, Manaj “flirton” me golin ndaj Uellsit

Shqipëria luan mirë në pjesën e parë, Manaj “flirton” me golin ndaj Uellsit

Është mbyllur pa gola pjesa e parë në miqësoren Uells-Shqipëri, e cila startoi në orën 18:00. Kuqezinjtë e Edoardo Rejës rikthehen në fushë për të luajtur një miqësore, me trajnerin që do të shikojë nga afër gjendjen dhe formën e lojtarëve. Gjatë pjesës së parë ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadra, por ishte Shqipëria që e kishte rastin më të mirë për shënim, Rey Manajn, i cili në minutën e 17-të pasi merr një top në zonë, gjuan fortë me të djathtën, por topi shkon mbi traun e portës.

Ndonëse është vetëm një miqësore, Kombëtarja kuqezi do të kërkojë të marrë fitoren. Për sa i përket formacioneve, në portë, në mungesë të Berishës e Strakoshës, do shohim Gentian Selmanin. Mbrojtja është me më të mirët.

Kumbulla, Gjimshiti e Ismajli qëndrojnë para ish-gardianit të Laçit. Mesfusha do jetë me 5, me dy “raketa” në krahë: Doka dhe Lenjani. Ndërkohë treshja e qendrës përbëhet nga Abrashi, Çekiçi dhe Bare. Balaj e Manaj luajnë në sulm.

PJESA E PARË/ UELLS-SHQIPËRI 0-0
UELLSI:
Hennesey; Ampadu, Mepham, Davies, N.Williams; Levitt, Allen, Ramsey, Norrington-Davies; Brooks, T.Roberts. Trajner: Rob Page.
SHQIPËRIA: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Abrashi, Çekiçi, Bare, Lenjani; Balaj, Manaj. Trajner: Edy Reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy