Coutinho refuzon rikthimin tek Barcelona

Coutinho refuzon rikthimin tek Barcelona

Kalimi tek Aston Villa ka rezultuar hapja e një dritare shprese për Philippe Coutinhon dhe një ripërshëndetje me Premier Leaguen .  Me transferimin tek londinezët braziliani ka filluar të rikuperojë terren  dhe po e harron eksperiencën e trishtë tek Barcelona , ndër më të vështirat në karrierë .

 Katalanasit shpenzuan rreth 160 milionë euro në merkaton e 2018-tës dhe që prej asaj kohe talenti nga Rio de Janeiro s’mundi të shkëlqejë dhe si mbeti zgjidhje tjetër veçse të përshpejtonte largimin nga ‘’ Camp Nou ‘’. 

Shpëtimi i 29 vjeçarit rezultoi Premier League , këtë herë tek ‘’ Los Villanos ‘’ të cilët nën drejtimin e Steven Gerrard  kanë mundur ti ofrojnë mbështetjen e duhur  e cila është shpërblyer me tejkalimin e pritshmërive nga ekstremi .

Ishi i Liverpoolit është i ndërgjegjshëm se  të qënit i huazuar i jep mundësinë e rikthimit në Katalunjë por sipas zërave të fundit e ka anashkaluar pa e menduar dy herë  pasi i ka shkaktuar shumë pakënaqësi në të kaluarën . 

Vendimi i brazilianit konsiderohet korrekt sepse  Aston Villa i ka shtrirë dorën në një moment delikat dhe  gjatë një interviste   për Espn e ka konfirmuar një gjë të tillë :

 “  Jam shumë i lumtur këtu . Punoj çdo ditë me impenjimin maksimal dhe dua të avancoj me Aston Villan  “ , u shpreh  Philippe Coutinho .

Në lidhje me të kaluarën asi brazilian theksoi se ëndërra e tij  ishte përfqësimi i ngjyrave të Barcelonës  por sipas ‘ Mundodeportivos ‘ shanset për tu rikthyer në Katalunjë janë krejtësisht të zeruara pasi në ‘’ Villa Park ‘’ gjithçka po shkon ashtu siç e kishte planifikuar .

Besimi i Steven Gerrard në aftësitë e ishi-t të Interit ka rezultuar qershia mbi tortë për një lojtar që gati-gati po harrohej por anglezët i trokitën në momentin e duhur në derë për t’ia rikthyer përsëri buzëqeshjen .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy