Data e fillimit të Botërorit drejt ndryshimit, FIFA bën gati propozimin

Data e fillimit të Botërorit drejt ndryshimit, FIFA bën gati propozimin

Kampionati Botëror, i cili do të zhvillohet në Katar, është planifikuar të ngrejë siparin më 21 nëntor, por data mund të ndryshohet.

Ndeshja hapëse, është planifikuar të jetë ajo mes Senegalit dhe Holandës, më 21 nëntor në orën 11:00.

Megjithatë, FIFA po përgatit një propozim, që sipari të ngrihet një ditë më parë, pra më 20 nëntor. Kjo raportohet nga “Diario Ole” dhe gjithçka lidhet me faktin, se duan që ndeshja hapëse të jetë nga organizatorët e Katarit, ndeshja e të cilëve është planifikuar të jetë e treta, pra më 21 nëntor në orën 17:00.

FIFA do të propozojë, që ndeshja hapëse të luhet mes Katarit dhe Ekuadorit më 20 nëntor dhe programi tjetër i ndeshjeve më pas, të vazhdojë ashtu siç është me Senegal-Angli në orën 11:00 dhe Angli-Iran në orën 2:00, të 21 nëntorit.

Siç thekson burimi i sipërpërmendur, për t’u aprovuar ky propozim, anëtarët duhet të votojnë. Këtu përfshihen, Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino dhe Presidentët e gjashtë Konfederatave (UEFA, CONMEBOL, CONCACAF, CAF, AFC dhe OFC).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy