Kukësi-Tirana, Shehi: I njoh verilindorët, do të përgatis straegji tjetër

Kukësi-Tirana, Shehi: I njoh verilindorët, do të përgatis straegji tjetër

Tirana luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e nesërme, teksa sfidon në “Loro Boriçi” Kukësin. Në prag të kësaj ndeshje, para mediave ka folur trajneri i bardhebluve, Orges Shehi. Ky i fundit vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, duke shtuar më tej se e njeh ambientin te verilindorët dhe kjo e ndihmon të përgatisë një strategji tjetër për takimin e nesërm.

“Kupa ishte e kaluara sepse na pret e ardhmja që është nesër përballë një kundërshtari që janë të dytët në klasifikim. Do të jetë një ndeshje e fortë, përmes rivalëve dhe të përgatitemi me gjithë forcat për ta trajtuar si sfidë shumë serioze dhe midis dy rivalëve për objektivat madhorë.

Ne kemi luajtur një ditë prapa, kemi bërë dhe disa minuta më shumë, ku kemi goditur dhe penalltitë. Lodhja te skuadra është prezentë, por këto dy ditë jemi munduar që të bëjmë një program sipas minutave të lojtarëve. Jo vetëm ato që kanë luajtur.

Gjendja është shumë e mirë dhe ana psikologjike e skuadrës është e fortë sepse lojtarët kanë dhënë gjithçka për atë kompeticion. Kemi problemin e Xhixhës, sepse do të jetë dy javë jashtë.

Fitimi i parë i ndeshjes si kundërshtar me Kukësin? Pyetjen që nuk e kam mundur asnjëherë si kundërshtar Kukësin, ma keni bërë edhe me Partizanin dhe të nesërmen fituam, shpresojmë që të jetë dhe fat që të fitojmë ne nesër. E kaluara ime është pak larg, nuk është shumë afër. Nga qenia ime atje shumë pak lojtarë janë në dispozicion. Disa detaje ose disa mendime i di për pjesën e mentalitetit se çfarë kërkojnë drejtuesit nga skuadra dhe këto faktor do të na ndihmojnë për të përgatitur një strategji tjetër.

Nesër do të jetë një ditë ku skuadra do të luajë me një kundërshtar direkt, presim që të jemi akoma në vazhdimësi. Është ditë e rëndësishme për ne për pikët, është punë e gjatë dhe do të duhet të fokusohemi te paraqitja e skuadrës. Prioritet për ne do të jetë qëndrueshmëria e skuadrës, stabiliteti, forca e karakterit.", u shpreh Shehi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy