City refuzon Parisin për Bernardo Silvan

City refuzon Parisin për Bernardo Silvan

     Paris St Germain vijon të jetë shumë kërkues në merkato. 

Në pritje të zgjidhjes së të ardhmes së Keylor Navasit , sipas ‘ As ‘ kryeqytetasit i kanë ofruar 80 milionë euro Manchester City-t për Bernardo Silvan .

‘’ The Citiziens ‘’ nuk kanë vonuar në përgjigjen e tyre duke e refuzuar ofertën e Nasser Al Khelaifit për portugezin .

 Gjithsesi mendohet se ditët vijuese kampionët e Ligue 1 do të tentojnë sërish për ta transferuar 28 vjeçarin në ‘’ Parque de Prince ‘’ , lojtar që preferohet shumë nga Christophe Galtier për t’iu bashkuar projektit ambicioz të ‘’ Les Pariziens ‘’ , kryefjala e të cilit mbetet fitimi i Uefa Champions Leagues. 

Ishi i Monacos është pretenduar edhe nga Barcelona në kohët e fundit por firmosja me Bernardo Silvan varet nga largimi i Frenkie de Jong pasi ‘’ Los Cules ‘’ do të shfrytëzonin paratë e këtij operacioni për talentin luzitan.

Teorikisht Barcelona qëndron ende në lojë për mesfushorin e bardhekaltërve por koha nuk premton shumë sepse jemi në ditët e fundit të merkatos të cilat sigurisht e shtojnë impenjimin e ekipeve për tu përforcuar me elementë cilësorë.

Një tjetër fakt që mund ta pengojë largimin nga ‘’ Etihad Stadium ‘’ është se Bernardo Silva ende vlerësohet nga Pep Guardiola por gjithsesi ishullorët duan të përfitojnë maksimalisht në këtë histori dhe ditët përcaktuese do t’ia vejnë pikën kësaj historie , shumë e rëndësishme për të ardhmen e fantazistit nga Lisbona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy