Mesfushori i Partizanit, Gjergji Kote, pësoi një dëmtim të rëndë, në miqësoren ndaj Ballkanit dy ditë më parë. Futbollisti pësoi frakturë në gishtin e këmbës së djathtë dhe sot iu nënshrtua operacionit. Në njoftimin e klubit të Partizanit, thuhet se operacioni kaloi me sukses dhe gjendja e Kotes është shumë e mirë. “Gjergji Kote kalon me sukses operacioni. Kote i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mesfushori i kuq u dëmtua në ndeshjen miqësore ndaj Ballkanit pasi pësoi një frakturë në gishtin e këmbës së djathtë. Gjendja e Kotes posoperatore është shumë e mirë dhe mesfushori shumë shpejt pritet ti bashkohet skuadrës.”, shkruan klubi. Kote do të mungojë në ndeshjen e parë që Partizani do të luajë ndaj Bate Borisov, në turin e parë të Champions League, sfidë e cila do të vijë live dhe ekskluzivisht në ekranin e MCN TV!



