Real Madridi, objektiv tek Evertoni

Real Madridi, objektiv tek Evertoni

Luhatjet e Real Madridit në repartin defensiv pavarësisht arritjes së rezultateve pozitive, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit.

Carlo Ancelotti natyrisht kërkon garanci për të ardhmen, të cilët i kanë filluar lëvizjet prej kohësh.

Premier League s’kishte si të mungonte në listën e gjatë të madrilenëve, të cilët në këtë rast kanë përzgjedhur Evertonin.

Jarrad Brainthwaite po trego se mbetet një nder me te miret jo vetem tek ‘’ The Toffees ‘’ por edhe në kampionatin anglez, për të cilin sipas ‘ Daily Mail ‘, kryeqytetasit do ti bëjnë llogaritë me Tottenham Hotspurin, Chelsean, Arsenalin dhe Manchester United.

Falë paraqitjeve të shkëlqyera pritet edhe rritja e vlerës së kartonit të 21 vjeçarit, i cili gjatë verës mund të jetë pjesë e një ekipi elite.

Në çdo merkato ‘’ Galaktikët ‘’ janë konsideruar protagonistë dhe në të shumtat e rasteve kanë dalë të fituar, pavarësisht rivalitetit të ashpër.

Nuk përjashtohet fakti se situata e komplikuar e Evertonit në sezonin aktual mund ta përshpejtojë largimin e Jarrad Brainthwaites në fundin e tij, sidomos kur flitet për Real Madridi, një ndër klubet më të sukseshëm në botë.

Deri më tani nxënësi i Sean Dyche numëron 27 sfida dhe 1 gol dhe merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy