Atletico Madridi, zgjedh zëvëndësuesin e Sorloth

Atletico Madridi, zgjedh zëvëndësuesin e Sorloth

Sezoni aktual nuk po shkon ashtu siç pritej për Alexander Sorloth.

Norvegjezi ka patur jo pak vështirësi tek Atletico Madridi dhe kjo situatë është ndjekur me kujdes nga drejtuesit.

 29 vjeçari ka patur një rendiment me shumë ulje-ngritje dhe  tek kryeqytetasit po bëhen me detaje llogaritë për vijimësinë.

Për këtë arsye krerët e ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe Diego Simeone kanë filluar ti lëvizin gurët dhe në fakt e kanë gjetur zëvëndësuesin e nordikut. 

Joaquin Panichelli i Strasburgut po zhvillon një sezon tejet premtues, i reflektuar deri më tani me 10 gola në 14 sfida. 

Golashënuesi nga Kordoba është adaptuar menjëherë në Ligue 1 dhe sakrificat i janë shpërblyer me interesin e spanjollëve. 

Duhet kujtuar se në verën e 2025-sës presidenti i Strasbourgut Marc Keller shpenzoi 16.5 milionë euro për ishi-n e Deportivo Alaves, blerje kjo e qëlluar në shenjë.

 Interesi i madrilenëve ia rrit automatikisht vlerat Joaquin Panichellit, një nuhatës i mirë goli, shtatlartë dhe tejet i fortë në aspektin fizik. 

Javët vijuese do të jenë determinante për ‘’ El Cholon ‘’ dhe bordin drejtues referuar rendimentit të Alexander Sorloth dhe nëse situata nuk do të ketë ndryshim sigurisht pritet një ofensivë gjatë merkatos së janarit për Joaquin Panichellin. 

Projekti i Enrique Cerezos për të ardhmen lidhet me fitimin e titujve dhe rikthimin e entuziazmit, rrugëtim i cili parashikohet i vështirë por besimi tek aftësitë e numrit një të stolit është absolut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy