“Kjo krizë që treguan në grupe, do i kthehet në forcë kombëtareve të mëdha”. Kështu u shpreh Sulejman Starova në emisionin “Euro Zone” në MCN TV. Drejtori i Teutës tha ndër të tjera se verdiktet janë të drejta, por shtoi se situata me vendet e treta krijoi një
“Verdiktet të drejta, por kjo me vendet e treta, solli një rrëmujë të madhe te tifozët, Në fund fare e morëm vesh kush kalonte. Ndryshoi kështu, sepse Gjermania deri në fund ishte e eliminuar. Diferencën e bën lojtari i madh, Franca e ka këtë. Edhe Belgjika ka talente, por varet pesha e fanellës. Italia ka fanellën me histori. Të gjithë fillojnë nga e para tani. Spanja deri para dy ditësh ishte në sulme, e kaloi krizën. Qoftë te Gjermania, Portugalia apo Spanja, kjo do të rikthehet në forcë. Për Gjermaninë nuk kam pasur ndonjë dyshim, pavarësisht se u kualifikua mes drithërimash. Kanë pasur luhatjet e tyre. U mposhtën nga Franca, reaguan në ndeshjen e dytë. Kjo skuadër vazhdon të jetë pretendente, por vuan me skuadrat që luajnë prapa. Unë besoj që kjo skuadër në formën më të dobët, minimumi është në finale, ose në katër më të mirat. Me këtë mësim që morën sot, mendoj se do të reagojnë. Tradita do i ndihmojë shumë. Anglia ka ndryshuar shumë, me një stil loje ndryshe nga koha jonë. Gjermaninë e shikoj gjithsesi një hap para Anglisë. “, tha Starova.



