Barazimi me Partizanin, Memelli: Rezultat i drejtë, lojtarët duhen falënderuar

Barazimi me Partizanin, Memelli: Rezultat i drejtë, lojtarët duhen falënderuar

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, foli për MCN TV, pas barazimit që skuadra e tij regjistroi ndaj Partizanit.

Memelli deklaroi se shkodranët kanë vështirësi, kur kundërshtari mbyllet mbrapa. Sipas tij, barazimi ishte rezultati i drejtë, për atë që skuadrat treguan në fushë.

Loja nuk na shkoi ashtu siç duhej. Duhet të bënim më shumë. Pjesën e dytë futëm Smajlin, megjithëse ka vetëm 48 orë që ka ardhur nga Kombëtarja. Kur luan me një skuadër kompakte që mbrohet mirë, është e vështirë. U munduam nga krahët, për të përfituar edhe nga shtatlartësia. Një ndeshje e balancuar. Mund të kishim shënuar, por edhe mund ta kishim pësuar. Mendoj se rezultati është i drejtë.

Gjithmonë kemi vështirësi në 1/3 e fushës së kundërshtarit, kur na mbyllen mbrapa. U mbrojtën me 8 lojtarë. Vetëm dy qendrat tona ishin të lira. Djemtë duhen falënderuar, sepse bënë gjithçka për të marrë 3 pikët, por ky është futbolli.

Nëse Partizani do luante me 11 lojtarë, loja do të ishte më e hapur. Duhet të kishim bërë më mirë. Kur një skuadër luan me një lojtar më tepër, vihet në presionin e rezultatit. E vuajtëm këtë. Bëmë gabime, për shkak të presionit që ishin lojtarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy