
Romelu Lukaku dhe Kristijan Asllani, janë dy afrimet e fundit të Interit në merkato, të cilët u zyrtarizuan ditën e djeshme.
Vëmendja e madhe ka qenë te sulmuesi belg, por nuk mbetet pas as mesfushori shqiptar. Madje nga një video e publikuar nga Interi, duket se edhe Lukaku ka mbetur i impresionuar nga Asllani.
Në fjalët e tij me presidentin zikaltër, Lukaku thotë se Asllani duket si një 27-vjeçar, për nga mënyra si flet.
Fola me djalin e ri, Asllanin. Më pëlqeu mentaliteti i tij. Do të surprizoheni. Ishte 20 vjeç, por fliste si 27-vjeçar



