
Mbrojtësi i Vllaznisë, Esin Hakaj, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Partizanin ditën e nesërme.
Hakaj, deklaroi se kualifikimi në finalen e Kupës, i ka dhënë një shtysë më shumë Vllaznisë, që tashmë do të synojë edhe fitoren në kampionat, pas Kupës.
Kupa na çoi në një finale dhe mund të fitojmë një trofe që në kampionat nuk na jepet mundësia. Nëse fitojmë jemi në Kupat e Evropës.
Partizani ka pasur ndryshime në ekip, te Vllaznia mund të them se kalimi në finalen e Kupës na ka dhënë një shtysë më shumë. I bëj thirrje tifozëve të jenë në stadium, janë një mbështetje e madhe për ne.



