Infrastruktura në futbollin shqiptar, Dervishaj: Te Partizani ka një problematikë

Infrastruktura në futbollin shqiptar, Dervishaj: Te Partizani ka një problematikë

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj, për MCN, ka folur në lidhje me infrastrukturën për futbollin në Shqipëri. Ai deklaroi se stadiumi i Kukësit është gati dhe do të inaugurohet ditën e shtunë në orën 20:00.

Në lidhje me stadiumin e Partizani, Dervishaj u shpreh se ka një problematikë për një shpronësim dhe nëse rregullohet ajo, atëherë do të nisë puna për ndërtimin e një fushe të re.

Stadiumi i Kukësit është gati dhe po bëhen përgatitjet për ceremoninë. Do të luhet të shtunën në orën 20:00. Është gati dhe i përket kategorisë së tretë në UEFA. Aty mund të luhen ndeshjet e Europës, me përjashtim të ndeshjeve të grupeve, për shkak të kapaciteteve.

Në këtë moment ne duam të zhvillojmë futbollin e bazës, atë të fëmijëve dhe atë amator. Duam t’i kthejmë të gjithë stadiumet me fusha stërvitore. Nuk do jemi kundër për ndërtimin e stadiumeve të reja. Ka një mendim për ndërtimin e stadiumit të Besës së Kavajës. Pjesa më e madhe do investohet nga qeveria, por edhe FSHF është treguar e gatshme për të investuar. Është e konfirmuar që kryeministri Rama do të jetë në inaugurimin e stadiumit të Kukësit, sepse qeveria është bashkëfinancuese në masën 50% së bashku me FSHF në atë stadium.

Klubi i Partizanit ka një problematikë te stadiumi që nuk varet nga ne. Është një problematikë që ka të bëjë me një shpronësim, ose kalimin e një prone, që e ka Ministria e Mbrojtjes. Në momentin që ngërçi do zgjidhet, do investohet te fusha stërvitore. Tapeti që është vendosur sot do kalojë te fusha tjetër dhe fusha e stadiumit do të jetë me bar natyral.

Partneriteti me qeverinë ka qenë në nivele shumë të larta. Në pjesën e infrastrukturës ka qenë shumë i lartë. Stadiumin e Elbasanit e bëmë 50%-50%, në stadiumin e Shkodrës kemi investuar mbi 25%. Në “Air Albania”, qeveria na krijoi mundësinë të plotësonim atë formulë e cila e nxirrte këtë investim vizibël dhe ne kemi investuar në të. Kemi stadiumin e Kukësit dhe të Partizanit. Edhe në qytetet e tjera, ne kemi qenë të gatshëm.

“Selman Stërmasi” është një stadium që nuk na takon neve. Është një stadium që i takon Bashkisë së Tiranës dhe kanë lidhur një marrëveshje me klubin e Tiranës, për ta mbajtur atë stadium në menaxhim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy