Ndeshja e kthimit në Kupë, Shehi: Bëjmë vetëvrasje nëse e nënvlerësojmë Kukësin

Ndeshja e kthimit në Kupë, Shehi: Bëjmë vetëvrasje nëse e nënvlerësojmë Kukësin

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për mediat, në prag të sfidës së kthimit në Kupë ndaj Kukësit.

Shehi deklaroi se skuadra nuk duhet ta nënvlerësojë kundërshtarin, pavarësisht fitores minimale në ndeshjen e parë. Tekniku i të kuqve, zbuloi edhe tre mungesat për këtë përballje.

Mendoj që është një përballje Kupe me dy takime dhe takimin e parë e kemi fituar në transfertë 1-0. Na pret përsëri një 90 minutësh tjetër që kërkon vlerësim pa pasur parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, sepse në futboll situatat janë shumë të rëndësishme dhe do të kemi vlerësimin maksimal për të kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Gjendja është e njëjtë me situatën e para 3 ditëve. Nga lojtarët e dëmtuar nuk kemi ndonjë që mund t’i bashkohet grupit. Skuka dhe Keko po zhvillojnë një program të veçantë për të arritur gjendjen e tyre fizike më të mirë. Rrapaj dihet që mungon si rezultat i dënimit të disiplinës.

Kupa është një kompeticion që çdo skuadër synon ti shkoj deri në fund. Si Kupa dhe kampionati për ne janë dy kompeticione të rëndësishme pa hequr dorë edhe nga Superkupa. E kemi vlerësuar maksimalisht dhe do të kërkojmë ti shkojmë deri në fund këtij kompeticioni.

Në kampionatin tonë nuk ka skuadra të lehta, janë të gjitha të vështira. Këtë e kanë treguar edhe rezultatet kundër çdo lloj kundërshtari. Që pas ndeshjes me Kukësin të nesërmen kemi qenë në stërvitje me mendjen që duhet të jemi seriozë dhe të shkojmë sa më larg. Nëse do të arrijmë që të kemi dozë nënvlerësimi atëherë do të bënim vetëvrasje. Nuk besoj që asnjë nga lojtarët apo nga stafi të ketë nënvlerësim për ndeshjen e nesërme.

Ne kemi një grup lojtarësh duke përfshirë edhe dëmtimet nuk kemi shumë njerëz për të ndryshuar, ndonjë element edhe mund të ketë. E kam thënë gjithmonë nëse do të ketë ndonjë lëvizje apo rotacion grupi tjetër është i gatshëm dhe nuk mund të ndryshojmë gjithë skuadrën dhe të prishim gjithë strukturën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy