
Fitimi i Champions Leagues konsiderohet prioriteti absolut i Paris St Germain në çdo sezon. Investimet e bëra i kanë ndihmuar ‘’ Les Pariziens ‘’ të afrohen me trofeun më të rëndësishëm për klube dhe lojtarët në dispozicion e konfirmojnë një të tillë . Mauricio Pochettino ka fatin dhe njëkohësisht presionin e të drejtuarit të një ndër ekipeve më potentë të planetit dhe ky sukses në një farë mënyre i garanton ngjitjen e shkallëve deri në fund .
Opsionet nuk kanë munguar asnjëherë në ‘’ Parque de Prince ‘’ sepse Nasser Al Khelaifi ka bindjen se momenti i dëshiruar ka arritur dhe duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me trofeun e munguar ndër vite në vitrinën e kuq e bluve .
Christopher Nkunku është një ndër alternativat që i janë shtuar listës së gjatë të kërkesave të trainerit argjentinas , lojtar që po zhvillon një sezon për tu mbajtur mend tek Leipzig .
Talenti francez e di shumë mirë se çfarë emocionesh ngjall veshja e fanellës kuq e blu dhe një rikthim në shtëpinë e vjetër sigurisht do të merrte një tjetër kuptim për arsye të progresit të Paris St Germain .
13 milionë eurot e paguara nga Leipzigu kanë reflektuar potencialin e Christopher Nkunkut por ecuria e ngjarjeve nuk e përjashton ndërrimin e ambjentit shumë shpejt .
Për më tepër interesi nuk mbaron këtu sepse edhe Manchester United dhe Real Madridi do të provojnë firmosjen me yllin e Leipziguit i cili vijon të konsiderohet determinant nga Domenico Tedesco dhe e ka shpërblyer besimin e italianit me 15 gola dhe 6 asiste në 25 ndeshjet e deritanishme duke e vënë veten në pozicionin e një të privilegjuari sepse mund të jetë një ndër transferimet më të bujshme të Paris St Germain në merkaton vijuese .



