Në Kategorinë e Parë në fundjavë u luajt xhiro e dytë. Korabi mposhti në shtëpi Butrintin me rezultatin 2-1, fitore kjo që i jep skuadrës së Mërgjyshit kryesimin me 6 pikë. Në të njëjtën kuotë pikë është edhe Bylis, që triumfoi jashtë ndaj Erzenit.
Apolonia nuk fali në shtëpi, teksa mposhti 2-1 Shkumbinin, ndërsa Turbina fitoi 3-1 ndaj Besëlidhjes.
Gjithashtu u regjistruan edhe 3 barazime me rezultatin 0-0, në ndeshjet Pogradeci-Besa, Burreli-Tomori dhe Lushnja-Tërbuni. Maliqi nuk arriti të bëjë dot surprizën, teksa u mund nga Vora me rezultatin 3-2.



