U shpall kampion Europe, Rikard Lekaj: Dallimin e bën pasioni! Vështirësitë dihen, nuk kemi kushte

U shpall kampion Europe, Rikard Lekaj: Dallimin e bën pasioni! Vështirësitë dihen, nuk kemi kushte

Rikard Lekaj, u shpall kampion Europe në Kikboks, në peshat 74 kg, në Kampionatin Europian, që u mbajt në Sarajevë.

Në një intervistë në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, Lekaj tregoi vështirësitë, duke thënë se pavarësisht kushteve që mungojnë, pasioni bën diferencën.

Vështirësitë dihen, duke ditur se në Shqipëri nuk është i promovuar si sport. Europa është më përpara. Konkurrenca është e madhe. Ishim tre sportistë nga Shqipëria, ku dy morëm medalje. Unë mora vendin e parë, Alvaro Malshi fitoi vendin e dytë, ndërsa Edison Llazani u klasifikua në vend të pestë, në disiplinat e tyre.

Dallimin për ne, e bëri vetëm pasioni. Ne edhe pse nuk kemi kushte, stërvitemi me pasionin e madh që kemi dhe shpesh herë nag spërblehet me arritje, me medalje dhe çmime, vetëm kaq. Ne përgatitemi vazhdimisht për aktivitete, ndonëse nuk marrim pjesë në të gjitha, për shkak të financave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy