
Eleminimi nga Champions League ishte një episod i trishtë për Paris St Germain , ekip që nuk mundi të përballojë Bayern Munchen në 1/8-tat e Champions Leagues .
‘’ Les Pariziens ‘’ dështuan përsëri pavarësisht se janë një ekip i mbushur me yje por bavarezët treguan se në të shumtat e rasteve diferencën e bën eksperienca.
Traineri Christophe Galtier qartësisht nuk ka mbetur i kënaqur sidomos me prapavijën dhe parashikohet se kryeqytetasit do të përfshihen totalisht në merkaton verore për ta zgjidhur këtë problem .
Harry Maguire është bërë pjesë e projektit të kuq e bluve , kryefjala e të cilit mbetet fitimi i Champions Leagues .
Sipas britanikes ‘ The Sun ‘ , anglezi ishte pranë kalimit në ‘’ Parque de Prince ‘’ gjatë merkatos dimërore por gjithsesi në verë do të tentohet sërish kundrejt një ofertë prej 56 milionë eurosh.
Megjithatë, duhet riktheksuar se kampionët në fuqi të Ligue 1 janë një ekip që bashkjeton me suksesin sepse çdo sezon e finalizon me trofe , pavarësisht se ëndërra në sirtar mbetet fitimi i trofeut më të rëndësishëm europian për klube.



