
Do të luhen ditën e sotme, tetë sfida, të vlefshme për raundin e pestë në fazën e grupeve të Champions League.
Padyshim vëmendja më e madhe, do të jetë te sfida e grupit C, mes Barcelonës dhe Bayern Munich. Katalanasit nuk e kanë në dorë kualifikimin, por do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, sidomos pas sfidës së parë ku spanjollët kishin shumë raste, por nuk ia dolën dot.
Më herët, Interi përballet me Viktoria Plzen, ku zikaltërve i mjafton një fitore, për të siguruar kalimin e grupeve.
Sfidë tejet interesante është edhe ajo mes Liverpool dhe Ajax në grupin A, ku të dyja skuadrat e kanë detyrim fitoren.



