Chelsea interesohet për Rabiot

Chelsea interesohet për Rabiot

 Pas dështimit me transferimin e Saul Niguez në ‘’ Stamford Bridge ‘’ , Chelsea ka marrë një leksion të rëndësishëm dhe shpreson që në merkaton e ardhshme të  kthejë faqen .

Mesfusha është një ndër repartet ku të besuarit e Thomas Tuchel kanë çaluar dhe gjermani kërkon ta zgjidhë menjëherë këtë problem . I zgjedhuri është Adrien Rabiot i cili është anashkaluar nga Massimiliano Allegri dhe eksperienca në  Torino e ka dëmtuar vijimësinë e francezit .

Situata  e mesfushorit është interpretuar si një shans për tu përmirësuar nga ‘’ Blutë e Londrës ‘’ të cilët janë shfaqur si një dritë në fundin e tunelit për ta ndihmuar 26 vjeçarin të buzëqeshë përsëri .

Sipas  ‘ Calciomercatos ‘, Chelsea ka iniciuar kontaktet për Adrien Rabiot i cili shpreson të rikuperojë terrenin e humbur me  ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ dhe ku më mirë se tek kryeqytetasit të cilët po gëzojnë shumë suksese me Thomas Tuchel në stol  .

Interesi i britanikëve është edhe një shans për fuqizimin e arkave nga juventinët por analizat vijojnë sepse  s’përjashtohet huazimi i Adrien Rabiot apo në të kundërt blerja përfundimtare nga një skuadër  që mendon për shtimin e trofeve në vitrinë . Falë sakrificave  të ishi-t të Dortmundit , në Londër po përjetohet një periudhë e mrekullueshme e cila pritet të lërë të tjera gjurmë me kalimin e kohës sepse anglezët janë shëndërruar në një ekip tepër kompetitiv dhe i  paparashikueshëm.

17 ndeshje të luajtura pavarësisht se nuk kanë marrë vlerësimin e Massimiliano Allegrit kanë rezultuar të mjaftueshme për Thomas Tuchel dhe sipas zërave të fundit me shumë gjasa ky akord mund të mbyllet shumë shpejt .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy