Shtohen pretendentët për Karim Adeyemin

Shtohen pretendentët për Karim Adeyemin

Prej shumë kohësh Karim Adeyemi vijon të jetë një objektiv për ekipet më të rëndësishëm të Europës.

Sulmuesi po zhvillon sezonin e katërt në rradhët e Borussia Dortmundit dhe gjatë kësaj merkatoje Arsenali, Manchester United dhe Barcelona do të masin forcat për shërbimet e tij. 

Sipas ‘ Caught Offside ‘, situata e tij nuk është anashkaluar nga drejtuesit e ekipeve të sipërpërmendur duke qenë se vijon të bëjë diferencën në metrat e fundit.

 23 vjeçari është i rrezikshëm për çdo rival dhe në këtë histori sigurisht më të avantazhuar janë ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ për arsye të aspektit ekonomik. 

Sipas zërave të fundit drejtuesit e ‘’ Verdhezinjve ‘’ janë të gatshëm të dëgjojnë oferta duke filluar nga 60-70 milionë euro duke qenë se rendimenti i Karim Adeyemit është gjithmonë në rritje.

 6 gola dhe 3 asiste në 22 sfida në sezonin aktual numëron nxënësi i Niko Kovaç, pa dyshim një ndër më të mirët në 11-she.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy