Dean Huijsen, dëshiron kalimin tek Real Madridi

Dean Huijsen, dëshiron kalimin tek Real Madridi

Me vetëm 19 vite mbi supe Dean Huijsen ka rezultuar një ndër më cilësorët e Premier Leagues.

Edhe pse në rradhët e Bournemouthit, hollandezi ka spikatur, për të cilin po luftojnë disa ekipe me emër.

Së fundmi mbrojtësi ka deklaruar emrin e të preferuarit të tij dhe bëhet fjalë për Real Madridin.

Natyrisht, një ekip si ‘’ Galaktikët ‘’ e endërron çdo lojtar, i cili është vlerësuar nga shumë trainerë me emër për arsye se është tejet efikas në daljet në kundrasulme, në duelet një kundra një dhe gjithashtu në luftën në ajër.

Mirëpo, referuar synimit të tij drejtuesit e Bournemouthit kanë theksuar se nuk do të lejojnë largimin e Dean Huijsen nëse pretendentët nuk do ti plotësojnë kushtet e presidentit Bill Foley.

Ndërkohë, në Madrid janë të vendosur për transferimin e lojtarëve të rinj, për ti ndërthurur me ato me eksperiencë dhe kështu të përforcojnë siç duhet prapavijën, repart i cili nuk e ka bindur Carlo Ancelottin.

Fatkeqësisht ‘’ Los Blancos ‘’ pësuan një humbje 3-0 në çerekfinalen e parë kundër Arsenalit në ‘’ Emirates ‘’, e cila sigurisht s’do të kapërdihet lehtë nga traineri italian dhe drejtuesit.

Ishi i Romës numëron vetëm 12 sfida me Bournemouthin këtë sezon, të shoqëruara me 2 gola, karriera e të cilit mund të ndryshojë shumë shpejt, në çdo aspekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy