
Skuadra e Barcelonës është fuqizuar dukshëm në ditët e fundit me shitjen e të drejtave televizive .
Fatmirësisht ‘’ Los Cules ‘’ kanë mbushur arkat dhe janë fokusuar tek transferimet e merkaton së verës , ndër të cilët prioritet mbetet Robert Lewandowski .
Spanjollët pritet ti japin dritën jeshile largimeve të disa lojtarëve të tjerë si përshembull Frenkie de Jong që s’përfshihet në planet e Xavi Hernandezit.
Së fundmi ish mesfushori i njohur ka kërkuar edhe Jules Kounden , operacion shumë i vështirë sepse francezi pretendohet nga disa ekipe elite dhe domosdoshmerisht për të përballuar një situatë të tillë , katalanasve i duhet patjetër të shesin lojtarë .
Pretendenti kryesor i 25 vjeçarit mbetet Manchester United dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘ paga tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ parashikohet të arrijë 19 milionë eurot dhe largimi nga ‘’ Camp Nou ‘’ natyrisht konsiderohet një frymëmarrje për Barcelonën .
Nga shitja e Frenkie De Jong , kuq e blutë do të përfitojnë rreth 80 milionë euro, shifër që do të vihet në dispozicion të blerjeve si përshembull ajo e Bernardo Silvas i cili e ka shprehur disa herë se kërkon ti bashkohet gjigandëve të La Ligas .
Tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ka filluar revolucioni i shumëpritur me Erik Ten Hag në krye të pankinës , trainer që i njeh me detaje cilësitë e ish nxënësit të tij që s’pati fat tek Barcelona.
Momentalisht nuk mund të thuhet më shumë në lidhje me këtë çështje por ishi i Ajax Amsterdamit vlerësohet maksimalisht nga numri një i pankinës së 20 herë kampionëve të Premier Leagues të cilët do ta fillojnë sezonin e ardhshëm me përfaqësimin në Europa League.
Synimi kryesor i gjigandëve anglezë është fitimi i titujve për të lënë pas dështimet e të kaluarës dhe shpresojnë në aftësitë e trainerit 52 vjeçar i cili la gjurmë tek Ajaxi para disa sezonesh duke i dërguar kryeqytetasit deri në gjysëmfinalet e Champions Leagues.



