
Paraqitjet shumë të mira të Alex Remiros prej disa sezonesh tek Real Sociedad së fundmi janë shpërblyer.
Interesi i Barcelonës besohet se mund t’ia ndryshojë në çdo aspekt karrierën spanjollit, i cili konsiderohet zëvëndësuesi ideal i Ter Stegen, i huazuar tek Ajaksi.
Drejtori sportiv Deco i ka lëvizur me shpejtësi gurët dhe beson tek potenciali i 31 vjeçarit, i cili do të ishte një zgjidhje për ‘’ Los Cules ‘’ në momentin kur Joan Garcia nuk do të jetë i disponueshëm.
Gardiani nga Navarra përfshihet në rangun e më cilësorëve në La Liga, i cili për më tepër i njeh shumë mirë ‘’ Blaugranët ‘’.
Gjithashtu eksperienca ndër vite vlerësohet nga numri një i stolit, duke qenë se tek një ekip si kuq e blutë në të shumtën e rasteve bën diferencën.
Presioni është shumë i madh por të qënit kompetitiv i ka dhënë shumë përparësi Alex Remiros, i cili ka provuar në të shkuarën veten edhe në Segunda Division, respektivisht në rradhët e Huescas dhe Levantes.
Megjithatë, për ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ nëse do të largohet nga ‘’ Reale Arena ‘’ do të ishte një goditje por ish fituesit e Champions Leagues dhe jo vetëm garantojnë titujt në çdo sezon dhe ky fakt është mëse i mjaftueshëm për çdo lojtar.



