Gjoka: Diferencën te Laçi dhe Vllaznia e bënë trajnerët, shkodranët kishin kundërshtarin më të vështirë

Gjoka: Diferencën te Laçi dhe Vllaznia e bënë trajnerët, shkodranët kishin kundërshtarin më të vështirë

Trajneri Ernest Gjoka, duke folur për dy barazimet e Laçit dhe Vllaznisë në Europë, u shpreh se diferencën e bënë dy trajnerët me eksperiencë, Shpëtim Duro dhe Mirel Josa.

Për këtë të fundit, Gjoka në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se e kishte përgatitur ndeshjen shumë mirë, ndaj një kundërshtari, që ishte më i vështiri për ekipet shqiptare.

Të enjten ishin dy ndeshje pozitive për futbollin shqiptar, me Laçin dhe Vllazninë. Isha i lumtur kur pashë interpretimet e të dyja skuadrave. Mendoj se diferencën në këto dy ndeshje e bënë trajnerët, eksperienca e tyre.

E kemi thënë edhe më parë, që Vllaznia ka përballë një nga skuadrat më të vështira për të gjitha ekipet shqiptare në Europë. Mendoj që e interpretuan shumë mirë. Një nga meritat kryesore në përgatitjen e ndeshjes, e ka trajneri Josa. Isha i bindur që do e përgatiste ndeshjen në mënyrën e duhur, ndonëse përballë ka një kundërshtar me cilësi më të mëdha se Vllaznia, por që në fushë nuk u ndjenë.

E kishte përgatitur shumë mirë këtë ndeshje, ia doli dhe na kënaqi. Tregoi një futboll të mirë. Ndërhyrja e Josës në momentin e duhur, qetësia që i dha skuadrës dhe agresiviteti që tregoi skuadra në fushë, ishin çelësi i skuadrës. Këto i sjell eksperienca dhe një staf i përgatitur mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy