
Largimi i Neto Muraras tek Bournemouth ka bërë që Barcelona të lëvizë shumë shpejt për gjetjen e një portieri të dytë .
Katalanasit i kanë besuar Inaki Penas për kuadratin e bardhë, portier që ka lënë gjurmë gjatë huazimit tek Galatasaray , rival i Barcelonës në Europa League gjatë sezonit të kaluar.
Rikthimi i 23 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’ ka marrë konfirmimin e trainerit Xavi Hernandez dhe në vijimësi do të ketë shansin për të përfaqësuar spanjollët , pse jo të luftojë edhe për vendin e titullarit duke qenë se gardiani gjerman nuk ka bindur aq sa duhet në sezonet e fundit.
Avantazhi për Barcelonën është se nuk do ti duhet të shpenzojnë në lidhje me këtë transferim i cili mund ti japë fund luhatjeve në këtë pozicion me qëllimin e rifutjes në rangun e më të mirëve në Spanjë dhe Champions League sepse një ekip i këtij niveli kurrsesi s’mund të vijojë distancimin në këtë aspekt.
Transferimet e verës e kanë shëndërruar ekipin e Xavi Hernandezit në një kandidat serioz për të fituar çdo trofe gjatë sezonit të ardhshëm sepse në çdo pozicion janë përforcuar ndjeshëm dhe i kanë dhënë një mesazh më të mirëve të kontinentit të vjetër se duhet të kenë shumë kujdes kur të përballen me Barcelonën .



