Kupa e Amerikës/ Venezuela dominon Xhamajkën, Meksikë Ekuador ndahen në paqe

Kupa e Amerikës/ Venezuela dominon Xhamajkën, Meksikë Ekuador ndahen në paqe

Mbrëmja e djeshme reflektoi përsëri potencialin e Venezuelës në këtë Kupë Amerike.

Pavarësisht mungesës së Fernando Batistës, nën drejtimin e Leandro Cufre, ‘’ La Vinotinto ‘’ bëri detyrën edhe pse kishte përballë Xhamajkën e eleminuar, ndeshje e transmetuar nga MCN TV.

Me një Aramburu dhe Darwin Machis në një nivel për tu patur zili, amerikano-jugorët zhbllokuan rezultatin në fillimin e pjesës së dytë në minutën e 49 me golin e Eduard Bellos.

Pas vetëm disa minutash Venezuela goditi përsëri me kapitenin Salomon Rondon në të 56-tën pas një asisti të Yangel Herreras.

Me zëvëndësimet e Darwin Machis dhe Yangel Herrera për Kervin Andrade dhe Eric Ramirez, Venezuela vijoi me kundrasulmet dhe pas shumë minutash, në të 85-tën vulosën rezultatin në 0-3 me golin e sulmuesit të Atletico Nacional.

 

Drupal Ad

 

 

 

Rendimenti i treguar deri më tani e bën natyrisht favorite Venezuelën për të ndrysuar historinë e Kupës së Amerikës, edhe pse nuk do ta ketë të lehtë në çerekfinale kundër Kanadasë.

Duhet ritheksuar se në këto tre ndeshje portieri Rafael Romo ka rezultuar në disa raste shpëtimtar i Venezuelës, e cila ka ndryshuar totalisht me të ashtuquajturin ‘’ La Bocha ‘’ në stol.

Fazën e grupeve të besuarit e tij e kanë finalizuar me gjashtë gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar, fakt i cili do të thotë se në të gjitha repartet Venezuela është një ekip tejet i konsoliduar.

Ndërsa Meksikë Ekuador, e zhvilluar po në të njëjtën orë, në 03.00 nuk pati shumë histori, pasi ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura dhe ‘’ Trikolorët ‘’ siguruan kualifikimin për më tej.

Meksika e filloi mirë ndeshjen duke e vënë në vështirësi rivalin, i cili u kundërpëgjigj me Kendry Paez.

Duke patur parasysh edhe kualitetin e Jeremy Sarmientos, të besuarit e Felix Sanchez Bas insistuan por edhe ato të Jaime Lozanos nuk kishin ç’të humbisnin dhe i bënë presion deri në minutat e fundit, të cilët fituan edhe një penallti, të cilën pas rishikimit në Var, arbitri Mario Escobar e quajti të pavlefshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy