Chelsea nxjerr në shitje Brojën, sulmuesin e duan tre klube në Premier League

Chelsea nxjerr në shitje Brojën, sulmuesin e duan tre klube në Premier League

Te Chelsea e kanë marrë vendimin dhe janë të gatshëm të shesin sulmuesin Armando Broja. Të paktën, sipas asaj që raporton “The Athletic”, klubi londinez ka nxjerrë në shitje futbollistin shqiptar.

Ndonëse një vit më parë, Chelsea kërkonte ta largonte Brojën vetëm në huazim, tashmë blutë janë të gatshëm ta shesin përfundimisht.

Skuadra londineze ka vuajtur shumë shënimin e golave këtë sezon dhe për këtë arsye është në kërkim të një sulmuesi në merkato.

Sa i përket Brojës, interesimet për të nuk mungojnë. Thuhet se për 22-vjeçarin, interes kanë shfaqur tre klube të Premier League: Fulham, West Ham dhe së fundmi Wolves.

Në ditët e ardhshme, pritet të qartësohet e ardhmja e lojtarit shqiptar, i cili vetëm pak javë më parë u rikthye nga një dëmtim i rëndë, që e mbajti jashtë fushave për disa muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy