Juventus nuk dorëzohet për Pjanic

Juventus nuk dorëzohet për Pjanic

Aksionet e njëpasnjëshme të Barcelonës për ta larguar Miralem Pjanic në ‘’ Camp Nou ‘’ parashikohet se shumë shpejt do të përfundojnë me fundin e lumtur për boshnjakun .  Në verën e 2020- tës katalanasit derdhën 60 milionë euro në arkat e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ për 31 vjeçarin por  eksperienca e tij ka shkuar si mos më keq  dhe  dëshira e bardhezinjve për ta rikthyer në shtëpinë e vjetër është cilësuar si një urë shpëtimi .  

Kërkesa e Massimiliano Allegri ka filluar të marrë formë dhe sipas  Calciomercatos  italianët do të praktikojnë formulën e huazimit  dhe në varësi të riadaptimit  drejtuesit nga Torino do të marrin  vendimin për Miralem Pjanic . 

Fakti i të qënit jashtë planeve të Ronald Koeman lë të kuptohet se është mbushur kupa dhe kërkon medoemos ti japë lamtumirën përfundimtare  ‘’ Blaugranëve ‘’.  Një tjetër aspekt  favorizues janë marrëdhëniet ndërmjet Massimiliano Allegrit dhe mesfushorit të cilat gjithmonë kanë patur një ecuri brilante dhe mendohet se do ta ndihmojnë për të triumfuar përsëri me ish kampionët e Scudettos  . Paraqitjet e bëra nuk e kanë justifikuar  përfitimin prej  7 milionë eurosh në sezon të cilin Juventusi nuk është i gatshëm ta përballojë dhe i ka ofruar  5 milionë .  

Në lidhje me këtë  situatë dramatike  parashikohet se Miralem Pjanic do të vendosë shumë shpejt  për hapin e rradhës .  30 ndeshjet e sezonit kanë prodhuar shumë pankënaqësi për një lojtar që në të kaluarën konsiderohej  ndër më të mirët në pozicionin ku luan  .   

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy