Roma surprizoi Milanin në shtëpi, duke triumfuar minimalisht në ndeshjen e parë në çerekfinalen e Europa League.
Pas ndeshjes, trajneri i verdhekuqve, Daniele De Rossi, u shfaq shumë i lumtur për paraqitjen e ekipit, ndërsa u shpreh se në këtë takim i pëlqeu gjithçka.
Menaxhimi i topit ishte shumë mirë për 65-70 minuta. E mbajtëm mirë topin për t’i bërë më pas keq kundërshtarit. Pamë paraqitjen më të mirë të Lukakut që kur unë jam këtu.
Më pëlqeu gjithçka në ekip. Guximi për të mbajtur topin, forca për t'u mbrojtur. Kundër një ekipi të fortë si Milani duhet të dish të bësh gjithçka, duke përfshirë edhe mbrojtjen me një qëndrim provincial.
Në krahun tjetër, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, kishte pretendime për arbitrimin
Ne kishim disa vështirësi në pjesën e parë. Duhej të bënim zgjedhje më të qarta dhe më të guximshme pa top. Ata krijuan disa situata, por më pas pësuam gol nga këndi, ku ata u treguan më të zgjuar. Këndorja nga e cila shënoi Mancini ndoshta erdhi nga një pozicion jashtë loje i Lukakut dhe në fund Abraham e goditi topin me dorë në zonë, jo me kokë. Fatkeqësisht nuk jemi shumë me fat me këtë gjyqtar. Përmbysja e rezultatit nuk do të jetë e lehtë. Vetëm ekipet e forta mund ta bëjnë këtë. Por nëse ndonjë ekip mund ta bëjë këtë, ai jemi ne.
Ndeshja e kthimit mes Romës dhe Milani, do të luhet në stadiumin “Olimpico”, më 18 prill të këtij viti.



