Tottenham ‘’ peshkon ‘’ tek Nantes

Tottenham ‘’ peshkon ‘’ tek Nantes

 Me Hugo Lloris tashmë 35 vjeçar , Tottenham Hotspuri ka filluar tratativat për gjetjen e një zëvëndësuesi ideal për francezin dhe i ka hedhur sytë tek modestët e Nantes .

Alban Lafont ka fituar shumë pikë sidomos pas paraqitjes së mrekullueshme në fundjavën e kaluar kundër Paris St Germain ku ndali një penallti të kryeqytetasve duke e ndihmuar skuadrën e tij për arritjen e një triumfi historik.

Por suksesi sapo ka filluar për 23 vjeçarin për të cilin traineri Didier Deschamps mendon se mund ta zëvëndësojë Hugo Llorisin dhe të shënojë fillimin e një etape të re tek kampionët e botës .

I vetmi ngërç në këtë histori është se kontrata e ishi-t të Fiorentinës përfundon në 2024-tën por sipas mediave të rëndësishme, ky operacion mund të finalizohet për  10-15 milionë euro, shifër aspak problematike për ‘’ Gjelat e Londrës ‘’.

 Megjithatë siç ndodh rëndomtë gjatë merkatove  , ‘’ Spursat ‘’ do të zhvillojnë një derbi me Arsenalin për Alban Lafont dhe  me shumë gjasa e ardhmja e shtatlartit nga Burkina Faso do të jetë në Premier League , aty ku dy rivalë shumë të vështirë për tu mposhtur po presin për afrikanin .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy