
Romelu Lukaku, u transferua te Roma në orët e fundit të merkatos së verës dhe menjëherë ka bërë për vete verdhekuqtë.
Sulmuesi belg i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij, duke shënuar disa gola vendimtarë. Në gjashtë ndeshje me verdhekuqtë, Lukaku ka realizuar pesë gola.
Lojtari është i huazuar te Roma, por drejtuesit italianë janë të gatshëm të blejnë kartonin e tij. Sipas raportimeve, Chelsea kërkon të paktën 43 milionë euro, për ta lënë të lirë belgun.
Mbetet të shihet nëse Roma do paguajë 43 milionë euro për Lukakun, apo do të kërkojë ulje të çmimit.



