Liverpool insiston për Carvalhon

Liverpool insiston për Carvalhon

Vetëm një detaj i vogël  e ka ndarë Liverpoolin nga firmosja me yllin e Fulhamit Fabio Carvalho ne fundin e merkatos .

‘’ The Redsat ‘’ nuk kanë patur fat për shkak të dokumentacionit të vonuar në mbërritje  por tanimë pavarësisht se do të insistojnë për transferimin e 19 vjeçarit në ‘’ Anfield Road ‘’ do ti duhet të mposhtin edhe kandidatë të tjerë .  

Sipas ‘ Mundodeportivos ‘  Jurgen Klopp ka  besimin e Liverpooli do ta gëzojë prezencën e ekstremit të londinezeve i cili ka befasuar në Championship , kampionat me një koefiçent të lartë vështirësie .

  Qëndrimi tek kryeqytetasit i ka prodhuar  shumë avantazhe karrierës së Fabio Carvalhos i cili ka përballë një Liverpool  të frustruar që i mban gjallë shpresat për ti ofruar një ambjent që mund ta afrojë me sukseset kolektive dhe pse jo edhe me ato individuale.

 Hyrja në luftë e disa ekipeve të njohura jo vetëm që ia vështirëson këtë objektiv Liverpoolit por me kalimin e kohës mund ti japë të drejtën  drejtuesve të Fulhamit të rrisin pretendimet nëse  Fabio Carvalho do të vijojë kështu si e ka nisur .

Shumë specialistë të futbollit e konsiderojnë talentin nga Lisbona si një ndër më të mirët e dekadës së ardhshme , element që thekson se Liverpoolin e pret një supersfidë sepse klubet e interesuara janë ndër më të mirat e aktualitetit .  

Për këtë arsye largimi nga ‘’ Craven Cottage “  mund  të vijë shumë shpejt dhe pavarësisht aftësive impresionuese , transferimi tek një klub me emër do të ishte një sfidë më vete sepse hyjnë në skenë faktorë të tjerë që duhet të përballohen me sukses nga Fabio Carvalho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy