Presidenti i Federatës Shqiptare te Tenisit, Ferdinand Sulo, ishte i ftuari i radhës në studion e “SportZone”, në MCN TV. Ai foli për tenisin në Shqipëri, ku u shpreh në vendin tonë këtë sport e ushtrojnë 1 mijë persona. Gjithashtu Sulo theksoi se ka besim që do të investohet në infrastrukturë.
“Tenisi shqiptar në vitet e fundit ka pasur rritje. Ka pasur dikur fushë edhe në Dibër e Kavajë, ka pasur të tjera edhe në Tiranë. Futja ë tenisit na gjeti pa përgatitur komplet, pas viteve ’90.
Tenisi është më shikueshmëri më të madhe, pas futbollit. E vërteta është që duhet patjetër që ne të futemi në këtë rrymë dhe rrugë të promovimit të këtij sporti. Futboll mund të lush edhe në rrugë, me tenisin nuk e bën dot këtë. Tradita ka të bëjë shumë.
Sot në Shqipëri tenisin e ushtrojnë rreth 1 mijë persona, pa e llogaritur pjesën që janë amatorë.
Pas buxhetit, ne tashmë kemi filluar me projektet. Pavarësisht mungesës së infrastrukturës, ne i kemi mjetet të tilla, që do i shkojmë fëmijëve në shkolla. Ne mund të vetëofrohemi bë shkolla, me specialistët dhe trajnerët tanë.
Vjet për herë të parë morëm nga shteti 30 milionë lekë. Herët e tjera nuk kemi marrë fare. Sivjet nuk jam në dijeni që buxheti është përgjysmuar.
Unë kam besim për ndryshimin e infrastrukturës. Një shtet nuk mund të ketë vetëm 4-5 qendra për të luajtur.”, u shpreh Sulo.



