Manchester United ka zyrtarizuar sot futbollistin e parë të blerë në këtë merkato vere. Bëhet fjalë për holandezin Donny van de Beek, i marrë te Ajax për shifrën e 40 milionë paundëve.
Mesfushori ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me opsionin për ta zgjatur edhe me një vit tjetër nga e cila do të fitojë 5 milionë paund në sezon. Pas zyrtarizimit të marrëveshjes fjalët e parë të van de Beek ishin:
“Nuk di nga t’ia nis për të shpjeguar se sa e pabesueshme është kjo mundësi për t’iu bashkuar këtij klubi me këtë historin të shkëlqyer. Dua të falënderoj cilindo te Ajax. U rrita atje dhe gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në zemrën time. Jam gati të bëj hapin tjetër në karrierë dhe të performoj në nivelet më të larta ku bën pjesë edhe Manchester United.”



