Duke parë vështirësitë në lidhje me transferimin e Vitinhas në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ tek Real Madridi po bëhen përpjekjet për tu përforcuar me një tjetër lojtar të Paris St Germain.
Joao Neves tashmë është në planet e Alvaro Arbeloas i cili ka ditur ta bëjë krenar Luis Enriquen.
Të triunfosh nën urdhërat e ‘’ Luchos ‘’, sidomos tek një ekip si ‘’ Les Pariziens ‘’ është tejet e vështirë dhe ‘’ Galaktikët ‘’ shpresojnë të firmosin gjatë merkatos së verës me 21 vjeçarin.
Mirëpo traineri asturian është treguar tejet kokëfortë dhe në asnjë mënyrë nuk do ta lejojë largimin e një ndër më të spikaturve në 11-she.
Pavarësisht moshës kontributi i dhënë dhe mënyra se si e interpreton lojën e kanë shëndërruar ishi-n e Benfikës në një lidër, shumë i aftë në rikuperimin e topave, organizimin dhe efektivitetin në duelet një kundra një.
Francezët kanë një avantazh me prezencën e tij gjatë sfidave dhe sigurisht kreut të ‘’ Los Blancos ‘’ do ti duhet të impenjohet në maksimum për arritjen e këtij objektivi.
Cilësitë e Joao Neves janë të padiskutueshme dhe ekspertët, sidomos traineri Alvaro Arbeloa mendon se mund ti japë një tjetër ritëm lojës së ‘’ Los Merengues ‘’ në vijimësi.
Referuar sezonit aktual luzitani ka kontribuar me 3 gola në 2 sfida, i dyti për të në ‘’ Parque de Prince ‘’.



