Një tjetër trajner i huaj për Kombëtaren, Çarçani: Vështirë të rikthehemi te zgjedhja shqiptare

Një tjetër trajner i huaj për Kombëtaren, Çarçani: Vështirë të rikthehemi te zgjedhja shqiptare

Edi Reja nuk do të firmosë kontratë të re me Kombëtaren kuqezi. Emri i trajnerit të ri do të përzgjidhet nga një listë e gjatë kandidatësh të vetofruar, mes të cilëve nuk ka shqiptarë. Në studion e lajmeve, gazetari Gert Çarçani tha se gjasat janë që presidenti i FSHF-së do të zgjedhë një emër të huaj.

Emrat i ka vetëm presidenti i Federatës. Por emrat janë të shumtë. Shumë vetëofrohen. Mesa kam parë deri tani, presidenti e ka të vështirë të rikthehet te zgjedhja shqiptare. Është përpjekur të jetë etik deri në fund me trajnerin Reja, i cili nuk dorëzohet.

Mes kandidaturave të përfolura deri tani në mënyrë jozyrtare, Çarçani përmendi Esteban Cambiason, Luigi di Biagion dhe Marco Gianpaolo.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy