
Harry Kane, është një nga emrat më të nxehtë në këtë merkato vere. Sulmuesi anglez, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Spurs” dhe dëshiron të ndryshojë ambient. Interes për lojtarin ka shfaqur Bayern Munich, që fillimisht ka ofruar 80 milionë euro, por oferta është refuzuar nga klubi anglez. Sipas “Times Sport”, presindeti i Tottenham, Levy duket se është dorëzuar. Numri një i klubit ka vendosur se në rast se Kane refuzon rinovimin, atëherë do të nxirret në merkato. Nga kjo kërkon të përfitojë Bayern Munich, që sipas raportimeve të fundit, thuhet se ka gati ofertën finale, prej 116 milionë eurosh. Java e ardhshme, pritet të jetë vendimtare.



