Roma është kthyer te fitoret në Seria A pas disa peripecive jo të vogla. Madje edhe sot kundër Specia-s ia ka dalë në sekondat e fundit të takimit, pasi goli i fitores 4-3 u realizua në minutat shtesë.
Verdhekuqtë realizuan në minutën e 17 me Mayrol, ndërsa Specia e cila pak ditë më parë e eliminoi nga Kupa, barazoi përkohësisht në pjesën e parë. Me fillimin e së dytës Roma dha përshtypjen se e mbylli sfidën kur në minnutën e 55 shifrat tregonin 3-1.
Gjithsesi Specia gjeti forcat të reagonte duke risjellë edhe njëherë baraspeshën, por në fund ai që vendosi ishte Pellegrini, që riktheu skuadrën te fitoret pas tre ndeshjeve.



