Gattuso: Tifozët e Tottenham më përshkruan si një njeri që nuk jam

Gattuso: Tifozët e Tottenham më përshkruan si një njeri që nuk jam

Gennaro Gattuso thotë se është lënduar nga tifozët e Tottenham, të cilët i mohuan atij të drejtën të merrte drejtimin e skuadrës së tyre.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Gattuso tha se tifozët e kanë përshkruar atë si një person që në të vërtetë nuk ishte.

“Nuk arrij ta kapërdij dot atë që ndodhi. Më kanë përshkruar si një njeri që nuk jam, duke më quajtur racist dhe homofob. Nuk pata mundësi të mbrohem ndaj akuzave që tifozët lëshonin në rrjetet sociale. Mënyra se si më kanë përshkruar më ka lënduar edhe më shumë se sa një humbje apo një shkarkim nga detyra. Rrjetet sociale janë të rrezikshme, por njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë, për këtë arsye unë dhe bashkëshortja ime nuk kemi asnjë profil askund, pse duhet t’u jap mundësinë njerëzve të më ofendojnë.”, u shpreh trajneri italian.

I pyetur mbi situatën te Fiorentina, ku ai u largua vetëm 3 javë pasi ishte zyrtarizuar në stol, tekniku kalabrez refuzoi të flasë.

“Nuk kam dëshirë të flas për këtë. Madje është folur shumë për këtë situatë, nuk kam çfarë të shtoj më. Është histori e mbyllur”, përfundoi Gattuso.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy