
Prej kohësh Jude Bellingham vijon të pretendohet nga klubet me emër.
Eshtë kryesisht Manchester City, drejtuesit e të cilit shpresojnë transferimin e anglezit në ‘’ Etihad ‘’.
Por mesa duket kjo gjë nuk do të ndodhë pasi mesfushori po i përshpejton negociatat e rinovimit me Real Madridin.
Kontrata e ishi-t të Borussia Dortmundit përfundon në 2029-tën por falë paraqitjeve dinjitoze e ka bindur Jose Mourinhon se duhet të qëndrojë për më gjatë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
8 sfida, 3 gola dhe 2 asiste është kontributi i 23 vjeçarit në sezonin aktual dhe nëse do t’ia arrijë qëllimit i nxjerr automatikisht nga gara ‘’ Qytetarët ‘’.
Jude Bellingham është pjesë e ‘’ Los Merengues ‘’ duke filluar nga 2023-shi i cili numëron 46 gola në 140 sfida, i pretenduar edhe nga Chelsea bashkë me Liverpoolin.
Ky hap konsiderohet tejet llogjik nga krerët e kryeqytetasve të cilët kurrsesi nuk e lejojnë largimin e komponentëve më të rëndësishëm, në këtë rast të të ashtuquajturit ‘’ The Special One ‘’.



