Villarreal është skuadra fituese e Europa League për këtë sezon. Skuadra spanjolle ka mposhtur në finale Manchester United. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1 pas 120 minutave lojë. Për Villarreal shënoi Moreno në minutën e 29-të, ndërsa anglezët barazuan me Edinson Cavani në minutën e 55-të.
Pasi ndeshja u mbyll në barazim pas 120 minutave, skuadrat iu drejtuar penalltive, aty ku fati i buzëqeshi skuadrës së Unai Emery. Pas 22 penalltive të gjuajtura, spanjollët ia dolën të shënojnë 11, ndërsa United gaboi vetëm një me portierin David De Gea. Villarreal fitoi kështu Europa League, për herë të parë në histori, ndërkohë që trajneri Emery, fiton për herë të 4-t trofeun e këtij kompeticioni.



