
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, vazhdon të deklarojë se e ardhmja e tij do të jetë larg Bayern Munich. Në një intervistë të dhënë së fundmi, futbollisti është shprehur se nuk e priste atë që ndodhi në muajt e fundit me gjermanët.
Po largohem, sepse dua sfida të reja. Te Bayerni nuk donin të më dëgjonin deri në fund, por diçka brenda meje u fik dhe, sinqerisht, nuk e prisja atë që ndodhi në muajt e fundit.
Unë kam qenë gjithmonë gati, kam kaluar 8 vite të mrekullueshme këtu, besnikëria dhe respekti janë më të rëndësishme se puna. Gjëja më e mirë do të ishte të gjenim një zgjidhje së bashku.
Lewandowski zbuloi se do të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë, me shumë mundësi te Barcelona.
Lista e klubeve të interesuara për mua është shumë e gjatë, por po flitet shumë për një klub specifik, sepse nuk po shqyrtoj ofertat e tjera. Kam marrë një shtëpi në Spanjë dhe kam mësuar pak spanjisht.



