
Në sezonin e tretë me Atalantën Ademola Lookman po nxjerr përsëri në pah cilësitë e padiskutueshme.
Nigeriani është shëndërruar në një referent në ofensivën e ‘’ La Deas ‘’, një ekip i cili të vë gjithmonë në siklet.
Statistikat e deritanishme kanë influencuar në rritjen e vlerës së kartonit të 27 vjeçarit, e cila momentalisht i arrin 55 milionë eurot.
Gjithsesi marrëdhënia me trainerin Gian Piero Gasperini është ftohur në kohët e fundit, ç’ka e bën të vështirë qëndrimin e golashënuesit në Bergamo.
Prej kësaj situate kanë menduar të përfitojnë drejtuesit e Chelseat dhe Liverpoolit, ekipe të cilët do të zhvillojnë një tjetër supersfidë gjatë merkatos së verës.
Gjatë atyre të fundit Ademola Lookman ka rezultuar një ndër lojtarët më të pretenduar, i cili i ndihmoi zikaltërit për të fituar Europa Leaguen në sezonin e shkuar kundër Bayer Leverkusenit.
9 gola dhe 5 asiste në 16 sfida tregojnë se jemi përballë një lojtari tejet cilësor dhe të frikshëm përpara portës, të cilit mund ti ndryshojë karriera në çdo aspekt.



