Kreu i Lojërave Olimpike të Tokios dorëhiqet për shkak të deklaratave seksiste

Kreu i Lojërave Olimpike të Tokios dorëhiqet për shkak të deklaratave seksiste

Yoshiro Mori, presidenti i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike të Tokios, njoftoi sot dorëheqjen pas pakënaqësive të shkaktuara nga deklaratat me konotacion gjinor javën e kaluar, por çështja e pasardhësit të tij nuk është vendosur ende.

“Deklaratat e mia të papërshtatshme kanë shkaktuar shumë shqetësime..Unë dëshiroj të heq dorë nga presidenca sot”, theksoi Mori, 83 vjeç, në një takim të këshillit ekzekutiv Tokyo-2020.

“Ajo që është e rëndësishme, është organizimi i Lojërave Olimpike në korrik. Nuk duhet që prezenca ime të bëhet një pengesë për këtë objektiv”, deklaroi ai, ish-kryeministër i Japonisë (2000-2001).

Presidenti i komitetit organizativ të Lojëra Olimpike të Tokios, Mori deklaroi javën e kaluar se gratë flisnin shumë gjatë takimeve.

Ai kërkoi falje të nesërmen duke përjashtuar fillimisht dorëheqjen. Por, një lumë kritikash pasoi në Japoni, ashtu dhe jashtë vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy