
Mungesa e titujve në kohët e fundit tek Atletico Madridi, e ka shqetësuar dukshëm trainerin Diego Simeone.
‘’ El Cholo ‘’ natyrisht e ka ndryshuar historinë e ‘’ Los Rojiblancos ‘’, të cilët konsiderohen një ndër ekipet më të sikletshëm.
Objektivi kryesor i argjentinasit është përforcimi i mesfushës dhe gjatë verës pritet një punë voluminoze për arritjen e objektivit.
Opsioneve të shumta i është shtuar edhe Andre Trinidade, i cili mbron ngjyrat e Fluminenses, lajm ky i publikuar nga ‘ Marca ‘, i konfirmuar më pas edhe nga prestigjozja ‘ As ‘.
Për 22 vjeçarin drejtuesit e brazilianëve do të tentojnë të përfitojnë maksimalisht, për të cilin pretendojnë 35 milionë euro, plus bonuset.
Paraprakisht i kanë vënë pikat mbi i duke u shprehur se synojnë shitjen e kartonit duke e anashkaluar opsionin e huazimit.
Për arritjen e objektivit, ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do të kenë një rrugë të gjatë përpara sepse Andre Trinidade është një ndër peshat e rënda të Fluminenses, një ndër ekipet më cilësore në Amerikën e Jugut, protagonist në Kupën Santander Libertadores.
Momentalisht Diego Simeone ka në dispozicion vetëm Koken, De Paul dhe Pablo Barrios dhe i nevojiten ende përforcime për të evituar çdo prapakohë të mundshme gjatë sezonit vijues.



