
Gabimet e shpeshta të Andre Onanas si duket ia kanë sosur durimin trainerit Ruben Amorim.
Kamerunasi ende nuk po bind poshtë tre shtyllave dhe drejtuesit nuk kanë preferuar të presin por janë hedhur në sulm për ti gjetur një zëvëndësues.
Mike Maignan është tashmë një ndër kandidatët për portën e Manchester United, i cili ofron garanci për vijimësinë.
29 vjeçari po zhvillon sezonin e katërt në rradhët e Milanit, i cili ka ditur të jetë në lartësinë e duhur gjatë kësaj kohe, e mjaftueshme për të reflektuar vlerat.

Qëndrimi i francezit në ‘’ San Siro ‘’ ende nuk është i sigurtë dhe krerët e 20 herë kampionëve të Premier Leagues janë të bindur se mund ta ndryshojë shumë shpejt situatën.
Përpos reflekseve Mike Maignan luan shumë mirë edhe me këmbë, një aspekt i cili natyrisht ia rrit vlerat.
Merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e ishi-t të Lilles dhe një kalim i mundshëm tek Manchester United mund të shoqërohet edhe me një pagë më të lartë, duke patur parasysh se bëhet fjalë për një ndër klubet më të pasur të botës.



