
Tashmë nuk ka më dyshime në lidhje me ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Abissnet Superiore, mes Kukësit dhe Tiranës.
Fillimisht u tha se kjo do të ishte ndeshja inaguruese në stadiumin e ri të Kukësit, “Zeqir Ymeri”, por nuk do të ndodhë kështu.
Ende nuk është dhënë drita jeshile pëe zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin verilindor dhe Kukësi duhet të luajë në një tjetër stadium.
Vetë klubi verilindor ka njoftuar se sfida me Tiranën do të zhvillohet në kryeqytet në “Air Albania”, ditën e hënë.



